Mot kryesisht me diell, temperaturat gradualisht në rritje

Lajme

Mot kryesisht me diell, temperaturat gradualisht në rritje

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:31

Gjatë ditëve në vijim anticikloni mbi Europën qëndrore pritet të shtrihet edhe mbi rajonin tonë duke sjellur në vendin tonë mot kryesisht me diell, ndërsa sipas modeleve prognostike, vala e të nxehtit gradualisht pritet të zhvendoset edhe mbi rajon, por jo me temperaturat që momentalisht po mbretërojnë në pjesët perëndimore dhe qëndrore të Europës. Temperaturat do të jenë gradualisht në rritje me maksimale prej 28C, të premten, deri në 31-32C ditën e martë, ndërsa minimalet do të luhaten nga 14C deri 16C. Era do të fryejë nga verilindja 2-9m/s.
Shtypja atmosferike deri për uikend do të mbetet e lartë, më pas pritet gradualisht të zbres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat