Prishtinë e Tiranë festojnë përvjetorin e pavarësisë së ShBA-ve

Lajme

Prishtinë e Tiranë festojnë përvjetorin e pavarësisë së ShBA-ve

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:40

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson do të jetë nikoqire e organizimit të përvjetshëm të ambasadës të kremtimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së që mbahet sot në rezidencën e saj në Prishtinë.

Ndërsa, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë do të festojnë Përvjetorin e 239 të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aktiviteti i organizuar në formatin e piknikut familjar, do të përshëndetet nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, si dhe nga presidenti i Dhomës Amerikane, Mark Craëford.

Me pas aktiviteti do të vazhdojë me elementët e tjerë argëtues ku përfshihen, muzika, lojërat, dhuratat për fëmijë, barbequa dhe fishekzjarrët.

Në këtë aktivitet janë të ftuar të marrin pjesë rreth 1000 persona, mes të cilëve anëtarë të Dhomës Amerikane, përfaqësues të komunitetit amerikan në Tiranë, si dhe përfaqësues të qeverisë, parlamentit, administratës shtetërore dhe nga shoqëria civile.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirà «simin e klimës së biznesit në Shqipëri ,si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat