Sa të sigurta janë destinacionet tuaja të pushimeve nga rreziku i sulmeve terroriste?

Lajme

Sa të sigurta janë destinacionet tuaja të pushimeve nga rreziku i sulmeve terroriste?

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 08:21

Mijëra pushues po përpiqen të anullojnë ose të ndryshojnë planet e tyre të pushimeve pas tragjedisë që ndodhi në Tunizi, ku u vranë 38 persona.

Franca gjithashtu përjetoi kaos javën e kaluar nga trazirat që shpërthyen pasi një personi iu pre koka nga një sulm të dyshuar si terrorist pranë një fabrike në periferi të qytetit jugor në Lion.

Zyra e Jashtme dhe Komonuelthi britanik kanë informcaione se cilat vende janë aktualisht në një status me rrezik të lartë.

Europa dhe zonat përreth janë shumë të populluara me turistë, por disa zona janë klasifikuar me rrezik të larëtë për shkak që sulmeve terroriste që kanë ndodhur kohët e fundit.

Vendet me rrezikshmëri më të lartë përfshijnë Spanjën, Francën, Turqinë, Tunizinë dhe Egjiptin.
Ndërsa zonat ku rreziku është disi më i ulët janë Gjermania, Italia dhe Greqia.

Një nga vendet e Europës ku rreziku terrorist është më lartë, është Mbretëria e Bashkuar, që sipas Shërbimit të Sigurisë ka më shumë gjasa të ndodhë një sulm terrorist, për shkak se shtetasit britanikë janë më të përfshirë në konfliktin në Irak e Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat