UNESCO nisë fushatë globale për mbrojtjen e trashëgimisë

Lajme

UNESCO nisë fushatë globale për mbrojtjen e trashëgimisë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 07:42

Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara ka dënuar shkatërrimin e objekteve të antikitetit dhe të trashëgimisë botërore nga Shteti Islamik dhe grupet e tjera, duke thënë se kjo mund të përbëjë krime lufte.

Rezoluta u arrit gjatë sesionit të 39-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Bon të Gjermanisë.

UNESCO-ja nisi gjithashtu fushatën "Unite4Heritage", një koalicion global për mbrojtjen e trashëgimisë botërore.

Irina Bokova është shefja e UNESCO-s:

"Deklarata e Bonit është një ngjarje e rëndësishme, nisja e fushatës globale që shton mobilizimin e komunitetit ndërkombëtar, partnerët tanë, zbatimin e ligjit në më shumë vende të botës dhe shoqërinë civile, rreth idesë që kemi për t'iu përgjigjur kësaj sfide globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat