Serbia në panik, marrëveshje me Kosovën nuk do të thotë hapje të kapitujve me BE-në

Lajme

Serbia në panik, marrëveshje me Kosovën nuk do të thotë hapje të kapitujve me BE-në

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:59

Në Bruksel, sot nuk kanë dashur të komentojnë nëse me rastin e arritjes së një marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare, i cili është në zhvillim e sipër, mund të shtyj Komisionin Evropian të rekomandojë hapjen e kapitujve të parë në negociatat midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, Maja Koçijançiq shpjegoi para gazetarëve në Bruksel se parimisht Mogherini nuk jep ndonjë rekomandim të tillë, por Komisioni Evropian.

“Mogherini, si një ndërmjetës në dialog, është në kontakt të rregullt me organet kompetente të Komisionit, si dhe me përfaqësues të vendeve anëtare, të cilët rregullisht i njofton rreth përparimeve në bisedime dhe situatës në terren, por ajo nuk bën rekomandime”, tha Koçijançiq për mediat serbe.

Sipas procedurave të zakonshme rekomandimin e jep Komisioni, ku më pas shtetet anëtarët të saj ia rekomandojnë Këshillit të Evropës, kujtoi zëdhënësja.

Sot, në mëngjes ka filluar raund i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa duhet të përfundojë gjatë orëve të para të pasdites, përkatësisht para samitit BE-Kinë, ku Mogherini do të jetë e pranishme.

Kryeministri kosovar, Isa Mustafa dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq, aktualisht janë duke biseduar në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, Telekomunikacionin, Energjetikën dhe heqjen e të ashtuquajturit “Parku i Paqes” mbi urën e lumit Ibër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat