Një Kartolinë nga Amerika, në 20 vjetorin e gazetës “Bota sot”! – Uron edhe kryetari i LD në MZ Mehmet Bardhi

Lajme

Një Kartolinë nga Amerika, në 20 vjetorin e gazetës “Bota sot”! – Uron edhe kryetari i LD në MZ Mehmet Bardhi

Nga: Nga Beqir SINA Më: 28 qershor 2015 Në ora: 09:55

Me rastin e Njëzetë-Vjetorit të daljes në "dritë" të zërit të shqiptarëve, gazetës kombëtare “Bota sot”, botës së shqiptarëve, në Kosovë - Shqipëri, Luginën e Preshevës, shqiptareve në Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri, Arbëreshët dhe Diasporë, më lejoni të shpreh një konsideratë dhe falënderim, për gazetën që mbajti gjallë frymën tonë kombëtare, për shërbimet e rëndësishme, që bëri ajo për dy dekada në dobi të popullit shqiptar, posaçërisht me ato shkrime dhe mesazhe dedikuar përkrahjes së luftës së Kosovës - luftës për çlirim - liri, dhe pavarësi si dhe lindjes së shtetit më të ri në botë Kosovës, luftës dhe përpjekjeve historike të shqiptarëve për më shumë të drejta në trojet e okupuara sllavo - serbe

Në 20 vjetorin të daljes së numrit të parë të së përditshmes “Bota Sot”, gazetës kombëtare shqiptare, që ky përvjetor medial më lidh mua me një shkollë të madhe dhe të gjatë të gazetarisë, e cila dy dekada më parë nisi rrugën e suksesit të saj, duke u bërë tribunë e gazetarisë shqiptare, është krenari që jam pjesë e kësaj gazete.

Si gazetar i pasionuar ndër vite, tek “Bota sot”, qysh në ditët e para - mund të them se kam qenë i privilegjuar, se gjeta ekselencën e gazetarisë shqiptare, tek kjo gazetë, e cila lindi dhe u rritë me frymën tonë kombëtare.

“Bota sot”, më ka mbështetur dhe botuar çdo shkrimë, nga Shtetet e Bashkuara - duke u sjell në Kosovë, trojet shqiptare dhe diasporë, “një copëz Shqipëri - nga këtu përtej oqeanit Atlantik”

Andaj më bie për hise, sot, që në këtë përvjetor histori suksesi të kësaj gazete prestigjioze shqiptare, që në këto dy dekada ka bërë emër të mirë në gazetari, të falënderoj dhe të urojë themeluesit dhe pronarët dhe botuesit të saj, stafin e saj drejtues, nëpër vite, dhe në veçanti gazetarët dhe gazetarëve të saj, profesionit, kurajoz, të guximshëm dhe mjeshtrit e gazetarisë, të gjitha ato penat e forta, por edhe miqtë e shokë bashkëpunëtor, që u kanë kontribuar - lexuesve të shumtë të saj në Kosovë, trojet shqiptare dhe SHBA e Europë, t’ua uroj këtë 20 vjetor.

Me këtë rast, shpreh një nderim të thellë dhe një përulje në këtë përvjetor, ndaj gazetarëve të saj të ndjerë, jeta dhe pena e të cilëve, e shuar nga dora vrastare, ose atyre që u larguan në amshim - është ende e gjallë dhe frymon shqip si pjesë e historisë së gazetës kombëtare “Bota Sot”.

Historia njëzetvjeçare e gazetës kombëtare “Bota Sot”, e cila ka qenë një histori e vazhduar e gazetarisë kombëtare shqiptare, prej rilindjes kombëtare, me pavarësinë e Shqipërisë, është edhe pjesë e historisë së lirisë, luftës çlirimtare të pavarësisë së Kosovës, histori e përpjekjeve të pandalshme gjithëshqiptare për të drejtat e shqiptareve, në të gjitha trojet etnike e Çamëri.

“Bota Sot”, gjatë këtyre dy dekadave, e nisi punën e saj me një guxim të paçmuar, duke hyrë në historinë e gazetarisë shqiptare, në një kohë kur Kosova ishte e robëruar dhe e sunduar nga një regjim brutal - nga regjimin sllavo - komunist, me një mision te saj kombëtar që i dha forcë qëndresës, që i dha forcë idesë së pavarësisë, në themelet e së cilës kjo gazetë vuri po ashtu sakrificën, mundin, dijen dhe guximin për të thënë dhe për të mbrojtur të vërtetën e kësaj historie.

“Bota sot”, si pjesë e kësaj historie, është tani pjesë e të gjitha atyre mediave - radiove, gazetave dhe televizioneve shqiptare, që lindën dhe u ngritën me lirinë, luftën çlirimtare dhe pavarësinë e Kosovës, duke treguar se ajo do ta vazhdojë rrugën e saj - edhe para sfidave me të cilat përballet shtypi shqiptar sot, në Shqipëri, Kosovë, trojet shqiptare, dhe diasporë për ta bërë të denjë “Bota sot”, edhe në këtë konkurrencë mediale, tërësisht të pandershme, por mbi të gjitha për të vazhduar misionin e saj të zgjedhur kombëtarisht në botën e gazetarisë Shqiptare.

Një marshim i gëzueshëm dhe ecje të pandalshme, e “Bota sot”, duke ofruar ide, vrull të ripërtërirë, në veprimtaritë gjeneroze të këtij eminenti të përpiktë të gazetarisë shqiptare, deri edhe në guxim dhe sakrificë me ndihmë të vazhdueshme, për zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit Kosovës, dhe zgjedhjen e çështjes shqiptare.

Në fund në vend të kartolinës, në këtë 20 - Vjetor të ditëlindjes së gazetës kombëtare “Bota sot”, i shkon asaj si mirënjohje dhe falënderim në mision e saj historik, kushtuar shërbimit që i bëri ajo shtypit të lirë, lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat