Gjergji: “Bota sot” duke i përkrahur aleatet e Kosovës, ndihmoi shqiptarët drejt demokracisë

Lajme

Gjergji: “Bota sot” duke i përkrahur aleatet e Kosovës, ndihmoi shqiptarët drejt demokracisë

Më: 26 qershor 2015 Në ora: 09:13

Gazeta Bota Sot ka sjellë një perspektivë tjetër të të dhënave që e ka ndihmuar zhvillimin e demokracisë në tranzicionin e Kosovës.

Si një gazetë që mbulon diasporën dhe Kosovën, me portalin ë sajë botasot.info ka arritur që të njoftoi dhe informoi gjithë diasporën shqiptare.

Qasja e gazetës në përkrahje të Aleatëve të Kosovës, veçmas Amerikës ka ndërruar edhe mendimin e shqiptarëve për të mirë ndaj demokracisë dhe zhvillimit. Bota Sot, në prag të shpalljes së Pavarësisë dhe në ditën e shpalljes së Pavarësisë me 17 shkurt 2008 - ka dhënë provimin si një medium i pjekur në shërbim të Demokracisë.

Nga shpallja e Pavarësisë, gazeta ka ndryshuar qasjen dhe qëndrimin duke u ambientuar me realitetin e ri politik në vendin tonë. Ky ndryshim është në zhvillim e sipër dhe po përparon çdo ditë.

I uroj gazetës edhe më shumë suksese dhe plot perspektiva në shekullin 21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat