Gashi: Gazeta “Bota sot” ka sfiduar krimin e organizuar!

Lajme

Gashi: Gazeta “Bota sot” ka sfiduar krimin e organizuar!

Më: 26 qershor 2015 Në ora: 08:51

Gazeta kombëtare “Bota Sot” ka luajtur një rol shumë pozitiv në informimin e drejtë të qytetarëve të vendit dhe mërgimtarëve shqiptar kudo nëpër botë. Ajo ishte në kohë të vështira dhe vazhdon të jetë edhe në ditët tona një dritare e të vërtetës së Kosovës, luftës së saj për pavarësi të plotë, demokraci të mirëfilltë, shtet ligjor dhe shoqëri të përparuar.

Në rrugëtimin e saj, gazeta kombëtare “Bota Sot” e ka sfiduar krimin e organizuar dhe me gjakun e derdhur të gazetarëve të saj, ajo e ka sensibilizuar dhe emancipuar klasën politike vendore.

Uroj që në këtë përvjetor, kryeprokuroria e Kosovës të zbardhë vrasjet e Bardhyl Ajetit dhe Bekim Kastratit. Këtë ia kemi borxh jo vetëm gazetës kombëtare “Bota Sot”, por edhe të gjithë gazetarëve shqiptar që angazhohen për lirinë e shtypit, sepse pa fjalën e lirë përmes së cilës nuk mund të paramendohet liria personale e çdo qytetari të Republikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat