Rugova: Gazeta “Bota sot” një dritare e fuqishme

Lajme

Rugova: Gazeta “Bota sot” një dritare e fuqishme

Më: 26 qershor 2015 Në ora: 08:38

Në këtë vit jubilar të 20 vjetorit të gazetës “Bota Sot” si një lexues i rregullt i kësaj gazete mund të konkludoj se ishte një dritare e fuqishme e komunikimit me lexuesin, me opinionin politik, intelektual dhe kulturor fillimisht në mërgatë e më vonë edhe gjithandej etnikumit shqiptarë.

Gazeta “Bota Sot” ishte dhe vazhdon të mbetet ende një dritare e fuqishme e komunikimit me publikun, me respektimin e fjalës dhe mendimit të lirë, si dhe të jetë zë i fuqishëm dhe shpeshherë kritik i realiteteve komplekse dhe tranzicioneve jo të lehta në etnikumin shqiptar.

Në këtë vit jubilar të ecjes për dy dekada, të përditshmes “Bota Sot” i dëshirojmë sukses, ecje të mbarë drejt misionit të informimit të drejtë dhe të vazhdoj të mbetet zë dhe vullnet i opinionit publik dhe trendëve të avancimit të mendimit dhe fjalës së lirë gjithandej kompleksit medial, kulturor, politik dhe intelektual në etnikumin shqiptar. Urime dhe mos u ndalni!

Gëzuar festa e madhe historike e 20-vjetorit të "Bota Sot"!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat