Qeveria e Kosovës iu ktheu shpinën të vrarëve , ish UÇK-ja doli me uniform kryengritëse!

Lajme

Qeveria e Kosovës iu ktheu shpinën të vrarëve , ish UÇK-ja doli me uniform kryengritëse!

Më: 27 maj 2015 Në ora: 14:58

Kryeministri i qeverisë, Isa Mustafa dhe Parlamenti i Kosovës dje tregoi papjekuri shtetërore pasi që lejuan të bëhet një paradë ushtarake me emblemën e UÇK-së së dikurshme dhe varrimi i të vrarëve në Kumanovë të mos bëhet me nishanet e një ceremonie mortore shtetërore, vlersojnë ekspertët për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal-Maqedoni.

Sipas tyre qeveria e Kosovës dështoi si shtet para bashkësisë ndërkombëtare sepse lejoi që persona të uniformuar të ish UCK-së të bëjnë paradë ushtarake duke pasur mundësin që në mënyr institucionale t’i bëjn nderimet ndaj të vrarëve.

Me këtë Kosova nga një shtet i pavarur u shëndrua dje në një shtet parainstitucional para bashkësisë ndërkombëtare, pasi uniforma dhe emblema e UÇK-së ka simbolin e kryengritjes shqiptare që mbaroi në vitin 1999 në Kosovë, ndërsa tani në shtetin e pavarur është i palogjikshëm përdorimi i asaj uniforme kur UÇK-ja është transformuar dhe ka ushtri dhe polici legale.

Sipas profesorit universitar të së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu, Kosova është shtet i pavarur dhe në bazë të kushtetutës i ka themeluar edhe organet shtetërore duke përfshir edhe organizimin e forcave ushtarake dhe policore. Kadriu thotë se ceremonia mortore e të vrarëve në Kumanovë duhej të bëhej konformë kushtetutës së Kosovës e jo me simbolet e UÇK- së.

“Ky ceremonial duhet të organizohej konformë rregullativës së tashme e jo me emblemat dhe simbolet e asaj cka quheshte UÇK e Kosovës ose tek ne UÇK e Maqedonisë në kohën gjatë vitit 2001. Mendoj se është një përjashtim i theksuar në këtë rast, por përjashtimi ka të bëj me thyerjen flagrante të rendit kushtetues së Republikës së Kosovës”, deklaron për ZHURNAL, profesori, Kadriu duke shtuar se shteti kosovar duhet të merte përsipër organizimin e ceremonisë mortore.

“Dua të theksoj se Kosova nëse i mer përsipër që këto ceremoniale të organizoj si shtet, atëher gjithë ceremonialet duhet të jenë konform rregullativës pozitive me theks të vecant kushtetutës që është akti më i lartë juridiko-politik i shtetit”, thekson mes tjerash profesori universitar, Osman Kadriu.

Ndryshe dje djem me uniforma të UÇK-së kanë përcjellë për në banesën e fundit, në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Prishtinë duke iu dhënë lamtumirën e fundit tetë prej nëntë kosovarëve të vrarë para më shumë se dy javësh në Kumanovë të Maqedonisë.

Nga Këshilli Organizativ, në përbërje të shoqatave të dala nga lufta, familjarëve e personaliteteve të tjera, të rënët në Kumanovë gjatë një konflikti me policinë maqedonase më 9 dhe 10 maj, janë nderuar si dëshmorë.

Përveç disa deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” e të AAK-së, askush nga institucionet e larta të shtetit nuk ka qenë as për homazhe e as në varrimin e organizuar në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat