I arrestuari në Kumanovë, gjatë luftës në UÇPMB (Video)

Lajme

I arrestuari në Kumanovë, gjatë luftës në UÇPMB (Video)

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:26

Një prej të arrestuarve gjatë luftimeve në Kumanovë, Ardijan Bujari, i cili vjen nga fshati Duhle i Suharekës, ka qenë ushtar edhe i UÇPMB-së në Luginën e Preshevës.

p>Bujari përveç luftës në Kosovë gjatë vitit 1999 ka vazhduar luftën edhe në Kosovën Lindore. Ai shihet në dy video që qarkullojnë në YouTube.

Së pari Bujari shihet në grupin e ushtarëve që prisnin jashtë takimeve të Komandant Lleshit me palën serbe ku ndërmjetësues ishin ndërkombëtaret në krye me Peter Faith në Lluçan.

Në videon e dytë ai shihet gjatë demilitarizmit të UÇPMB-së, kur si duket ai ka qenë i plagosur dhe ngrihet në këmbë me ndihmën e dy shokëve të tij.

Gjatë 9 majit, në luftimet në Kumanovë ai u arrestua nga trupat maqedone dhe shihet qartë në videon e publikuar nga Policia Maqedone dhe kjo shihet në videon e dytë.

Shiko në minutën 20:54

Shiko në minutën 00:09

Shiko në minutën 00:23

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat