Gërxhaliu: Autopsia është kryer, ende nuk është përpiluar raporti

Lajme

Gërxhaliu: Autopsia është kryer, ende nuk është përpiluar raporti

Më: 24 maj 2015 Në ora: 23:33

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu, ka reaguar ndaj lajmit se pas autopsisë është vërtetuar se disa nga të vrarët në Kumanovë janë ekzekutuar pasi që janë dorëzuar tek policia maqedonase.
Sipas tij, asnjë deklaratë rreth mënyrës së vrasjes në Kumanovë nuk është lëshuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

DML - 6 patologet se bashku me njesitin e forenzikes se Policise se Kosoves kane kryer autopsite e 9 te vrareve ne Kumanove. Ne kemi kryer punen tone bazuar ne standardet operative profesionale... dhe pas perpilimit te raporteve ne te njejtat do t'ia dorezojme prokurorit te shtetit te R. se Kosoves....

Kaq na lejon etika profesionale... vleresimet tjera i japin organet perkatese.

Asnje koment tjeter nuk eshte leshuar nga DML, ka shkruar Gërxhaliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat