Zia nga tradhtia ka mbuluar Kosovën!

Lajme

Zia nga tradhtia ka mbuluar Kosovën!

Nga: Mimozë Lakna Më: 22 maj 2015 Në ora: 17:43

Në familjen e Turgaj Gashit, në lagjen Mat të Prishtinës, është hapur dera për ngushëllime, por aty mungon karriga që zakonisht vendoset kur në një familje presin njerëz për ngushëllime (hapin të pame, kryeshëndoshë), ndoshta sepse familjarëve ende nuk ju kanë dorëzuar trupat, andaj i presin vetëm njerëzit më të afërt.
Një grumbull këpucësh janë para derës së hyrjes, ndërsa në oborr qëndrojnë tre burra për t`i pritur ata që vijnë për të ngushëlluar. Ndonëse nuk pranojnë të flasin lidhur me rastin, dhimbja për humbjen e më të dashurit të tyre shihet që është e madhe. Jo zyrtarisht na tregojnë se ish-pjesëtarët e UÇK-së, do t`i varrosin të rënit në Betejën e Kumanovës, me nderime të larta.
Turgaji bashkë me 8 bashkëluftëtarë të tij, u kthyen në arkivole nga Maqedonia, në orët e hershme të mëngjesit të së premtes. Kështu, listës së dëshmorëve të Kosovës, iu shtuan edhe Beg (Miftar) Rizaj, Mirsad (Osman) Ndrecaj, Valon (Selim) Kabashi, Xhafer (Hysen) Zymeraj, Turgaj (Mehmet) Gashi, Samid (Bajram) Kastrioti, Hysen (Latif) Rushiti, Fatlum (Kadri) Vishesella dhe Arben (Qerim) Rexhaj.

Dyshime për ekzekutim pas arrestimeve

Ata u vranë në Kumanovë gjatë një beteje dy ditore me Policinë e Maqedonisë, megjithëse ka dyshime të jenë vrarë, pasi janë arrestuar nga policia.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën, të dielën dhe të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat