Rugova dha kushtrimin për luftë! Sabotuesit s’e dëgjuan!

Lajme

Rugova dha kushtrimin për luftë! Sabotuesit s’e dëgjuan!

Nga: Mimozë Lakna Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:10

Polemikat ndërmjet krahut institucional dhe krahut të luftës po vazhdojnë. Prapavija e luftës kësaj radhe është shpalosur nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni. Ai në emisionin 'Rrokum Roll', ka folur për nismat e para dhe përgatitjet për luftë, të cilat sipas tij janë bërë menjëherë pas Kushtetutës së Kaçanikut kur edhe u formuan institucionet e sigurisë.
“Është formuar Ministria e Mbrojtës dhe kolonel Ahmet Krasniqi është nominuar nga ana e Qeverisë në ekzil, me kryeministër Bujar Bukofshin. Mbështetjet e luftës ishin mbi 70 për qind nga LDK. Deklarata e Rugovës për me e mbrojt pragun e shtëpisë ishte urdhër për luftë”, ka thënë deputeti Quni.
Publicisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se deklarata e presidentit Rugova se shqiptarët ti mbrojnë pragjet e shtëpive të tyre, ka nënkuptuar luftën dhe kushtrimin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat