Thesari ekzekuton 311,422.66 euro Komunës së Lipjanit

Lajme

Thesari ekzekuton 311,422.66 euro Komunës së Lipjanit

Më: 4 maj 2015 Në ora: 19:56

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, Këshilli i Drejtorëve, sot ka mbajtur mbledhjen konsultative të së hënës.

Shefi i Ekzekutivit, Imri Ahmeti, ndër shumë çështje të tjera, tha se ekzekutimi i mjeteve nga ana e Thesarit e ka dëmtuar buxhetin e komunës së Lipjanit. Po ashtu, ai tha se ekzekutimi i mjeteve është pasojë e qeverisjes së kaluar.

“311,422.66 euro të ekzekutuara nga Thesari, e kanë dëmtuar rëndë buxhetin e komunës së Lipjanit, ky ekzekutim i dhunshëm nga Thesari është produkt i keqqeverisjes së kaluar”, ka thënë Ahmeti.
Kryetari Ahmeti, po ashtu në mbledhjen e KD, ka kërkuar shtim të intensitetit të punëve, veçanërisht projekteve të mbetura në gjysmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat