Kosova të përfitojë nga miqësia gjermane, Shtajnmajer sjell mesazhet

Lajme

Kosova të përfitojë nga miqësia gjermane, Shtajnmajer sjell mesazhet

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:21

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmajer, vjen në Kosovë. Në fakt Gjermania është thuaja e vetmja shpresë nga Evropa për Kosovën. Thuaja askush më mirë se gjermanët nuk e njohin mentalitetin serb të zhytur në mashtrim dhe intriga për të përfituar ekspansion, pavarësisht se nuk ndodhen askund. Ashtu si kanë përfituar duke e shfrytëzuar gjithë ekonominë jugosllave në komunizëm, ata tashmë duan të përfitojnë duke rrjepur pjesë nga e gjithë bota për të zhvilluar ekonominë e tyre.
Por, ajo që është e rëndësishme në raport me shqiptarët, Gjermania është shteti i vetëm që po i vë kyçin integrimit të Serbisë dhe realizimit të interesave të saj hegjemone në rajon dhe ndaj shqiptarëve në veçanti.
Është Gjermania e cila i ka vënë 11 kushte të pakapërcyeshme Serbisë, të cilat kanë të bëjnë para së gjithash me raportet e saj me Kosovën, duke filluar nga heqja e barrikadave, zbatimi i marrëveshjeve të bëra në Bruksel, e që përfundojnë me njohje të ndërsjellët, edhe pse kjo e fundit tekstualisht nuk thuhet në kushtet e vëna.
Andaj është koha që politika shqiptare ti kthejë sytë më shumë nga Gjermania, jo vetëm për qëllim të integrimit në BE, por edhe të mbrojtjes së interesave të shqiptarëve, qoftë për shkak të rrethanave të caktuara gjeostrategjike, relacioneve historike apo edhe të interesave ekonomike e të tjera.
Ne duhet të përfitojmë nga ky lloj gërshetimit apo çfarëdo qoftë ndërlikimesh që do të kenë ato. Duke pasur një vend mik të përhershëm si SHBA-të, që e mbron Kosovën nga rreziqet e drejtpërdrejta të Serbisë apo edhe të gjeostrategjive të vendeve të tjera, në Europë na duhet një zhvillim specifik i raporteve me Gjermaninë, nga të cilat raporte do të mund të përfitojë Kosova dhe shqiptarët në rajon!
Edhe vizita e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Shtajnmajer duhet shfrytëzuar në këtë kontekst dhe ai pritet që të sjellë mesazhe të duhura për Kosovën. I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat