Fajdexhi e gjyqtarë, bashkë në krim

Lajme

Fajdexhi e gjyqtarë, bashkë në krim

Më: 28 prill 2015 Në ora: 07:59

“Familja Gërbeshi nga Ropica e Vushtrrisë është një familje e dhunshme kriminale me lidhje të rëndësishme kriminale jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, por edhe në vendet tjera të Bashkimit Evropian”.

Ky është përshkrimi që prokurorja e EULEX-it, Neeta Amin, ia ka bërë familjes problematike nga Vushtrria, e cila për më se një dekadë aktivitet kryesor dyshohet se e ka fajdenë.

Pos fajdesë, pjesëtarët e familjes Gërbeshi janë të dyshuar edhe për detyrim, shmangie nga tatimi, tregti të ndaluar, kidnapim, lëndim të rëndë trupor, kërcënim, armëmbajtje pa leje e madje edhe për vjedhjen e shërbimeve komunale, përkatësisht vjedhjen e rrymës për kompleksin e shtëpive të Bekteshëve.

Dhjetë pjesëtarë të kësaj familjeje janë arrestuar mëngjesin e 25 marsit të këtij viti, derisa Prokuroria është duke zhvilluar hetime ndaj pesëmbëdhjetë personave, në mesin e të cilëve 13 anëtarë të familjes Gërbeshi dhe dy persona të tjerë që punojnë si ndërmjetësues për këtë familje.

Për tërë këto krime, Gërbeshët janë ndihmuar edhe nga gjyqësori. Së paku kështu pretendon prokurorja e rastrit. ‘Zyrtarët e korruptuar gjyqësorë janë të përfshirë në lehtësimin e këtyre transfereve të pronave nga viktimat në Gërbeshët”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat