Gjermania hap dyert për shqiptar / Apartamente falas për çdo familjar

Lajme

Gjermania hap dyert për shqiptar / Apartamente falas për çdo familjar

Më: 25 prill 2015 Në ora: 23:43

Plot 350 familje rome në qarkun e Elbasanit janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Gjermania hap dyert për shqiptar. Apartamente falas për çdo familjar. Burime nga Gjermania konfirmojnë se kush ka mbritur me familjen janë paisur me 400 euro mujore për njeri dhe banesë falas në qytet,

Përfaqësues të shoqatave rome thonë se, para nisjes për në Perëndim, ata pajisen me një vërtetim se

cilës pakice i përkasin. Ky vërtetim u krijon atyre lehtësira aplikuesve për azil.

Pra, personat e komunitetit rom që janë larguar drejt Gjermanisë, janë pajisur me një dokument para se të linin vendin.

“Ne i pajisim me vërtetim se janë qytetarë të komunitetit egjiptian ose rom. Kjo i ndihmon që të kenë një status që të njihen”, thotë Osman Dinja për “Ora News”.

Nga të dhënat e shoqatave rome, mendohet se janë rreth 350 familje të këtij komuniteti që janë larguar nga Elbasani, drejt vendeve të BE për azil ekonomik.

Shoqatat rome raportojnë se shkak për largimin masiv të banorëve është varfëria e këtij komuniteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat