Familja Berisha dyshon në Ministrin e Punës

Lajme

Familja Berisha dyshon në Ministrin e Punës

Më: 20 prill 2015 Në ora: 21:44

Familja Berisha nga Prugovci i Prishtinës pretendon se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ua ka bërë të padrejtë lidhur me refuzimin e kërkesës për pension invalidor të djalit të tyre.

I cili vuan nga epilepsia.

Ata thonë se kanë pritur mbështetje nga institucionet për t`ua lehtësuar barrën financiare. Ndërsa zyrtarë të Ministrisë thonë se për pensionet e aplikantëve me nevoja të veçanta vendos komisioni i cili përbëhet nga ekspertë mjekësorë.

Këto dokumente mjekësore i shikon pothuajse çdo ditë Xhylie Berisha nga Prugovci i Prishtinës. Ajo nuk po pajtohet me përgjigjen negative që i ktheu para disa javës Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, lidhur me kërkesën për pension invalidor për djalin e saj Mërgimin 21 vjeç i cili vuan nga epilepsia. E mllefosur, nëna e tij Xhylia thotë se djalit iu bë e padrejtë. Ajo flet edhe për vështirësitë me të cilat përballet në sigurimin e ilaçeve që janë jetike për të birin.

Xhylie Berisha- Nëna e Mërgimit dhe gjyshi i Mërgimit thotë se ka pritur mbështetjen e institucioneve për të lehtësuar barrën e tyre financiare me të sëmurin në shtëpi, ngase siç tha ai e gjithë familja jeton vetëm me të ardhurat e tij të pensionit.

Hamdi Berisha- Gjyshi I Mërgimit: Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se për pensionet e aplikantëve me nevoja të veçanta vendos komisioni i cili përbëhet nga ekspertë mjekësorë. E Xhavit Pllana nga ky komision theksoi se Mërgim Berishës i është kthyer përgjigja negative për shkak se dokumentet mjekësore të prezantuara nuk kanë dëshmuar për një shkallë të lartë invaliditeti.

Xhavit Pllana- Ministria e Punëve Sociale Sipas Pllanës, të gjitha rastet e kërkesave për pension invalidor shqyrtohen në bazë të rregullores së Ministrisë së Punës në të cilën janë të përcaktuar shkallët e invaliditetit si dhe analizohen çdoherë nga ekspertë të ndryshëm. Ai shtoi se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti në këtë ministri janë deponuar mbi 3500 kërkesa të kësaj natyre.

Pavarësisht përgjigjes negative të komisionit të drejtuar nga Xhavit Pllana, familja Berisha pretendon djali i tyre plotëson kushtet për ta gëzuar pensionin invalidor. Ata presin që pas shqyrtimit në shkallën e dytë, komisioni do të vendosë në favor të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat