Lëvizja FOL fton Vuçiqin në Prishtinë

Lajme

Lëvizja FOL fton Vuçiqin në Prishtinë

Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:15

Lëvizja FOL, e ka ftuar kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të jetë pjesë e debatit të saj, FOL Hapur.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i kësaj Lëvizje, Petrit Zogaj.

“Po, ne e kemi menduar qe disa muajve qe te kemi forume te tilla me kryeministra te rajonit. E kemi pasur me Edi Ramen me Isa Mustafen dhe menduam qe te kemi edhe me Vuçiqin”, tha Zogaj.

Ai më tej tha se tema është “bashkëpunimi rajonal në shtetet e Ballkanit Përendimorë”.

Ftesa është bërë për fundin e muajit maj, ndërkohë që përgjigje nuk ka ende.

Por, megjithëse edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një ftesë nga një OJQ në Beograd, një vizitë e tillë është vështirë e realizueshme, pasi që shteti serb edhe zyrtarisht sot ka bërë me dije se do të arrestojë Thaçin në rast se shkel në territorin e Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat