​Mustafa do të marrë pjesë në konferencën “Western Balkans’ 6”

Lajme

​Mustafa do të marrë pjesë në konferencën “Western Balkans’ 6”

Më: 20 prill 2015 Në ora: 16:09

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për Bruksel, ku do të marrë pjesë në konferencën rajonale të radhës të “Western Balkans’ 6”.

Në këtë takim, do të diskutohet për rrjetin bazë të ndërlidhjes së autostradave dhe të linjave hekurudhore. Rrjeti bazë në rajon pritet të përfundohet deri në vitin 2030.

Kosova po punon në përfundimin e pjesës së saj të rrjetit bazë, ku bëjnë pjesë Autostrada R7 e cila është afër përfundimit dhe R6 në të cilën ka filluar të punohet, si dhe linjës hekurudhore Hani i Elezit-Leshak e cila pritet të rehabilitohet. Kryeministri Isa Mustafa në vazhdimësi e ka potencuar se infrastruktura është parakusht për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Pas takimit të “Western Balkans’ 6”, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ka ftuar në takim kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat