Opozita vazhdon ta cilësojë të dëmshme Marrëveshjen dyvjeçare Kosovë-Serbi

Lajme

Opozita vazhdon ta cilësojë të dëmshme Marrëveshjen dyvjeçare Kosovë-Serbi

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:24

Kanë kaluar 2 vjet që nga marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, raporton KTV.

Mirëpo, ende nuk janë përmbushur të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje, që ishte nënshkruar më 19 prill të vitit 2013 në Bruksel. Opozita në Kosovë e sheh si marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Anëtari i kryesisë së “Vetëvendosjes”, Zgjim Hyseni, ka deklaruar se kjo marrëveshje duhet të shfuqizohet.

Kurse shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e sheh ish- kryeministrin Thaçi si përgjegjës direkt për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

Sipas saj, Thaçi nuk ka arritur t’i shfrytëzonte negociatat për të fuqizuar shtetësinë e Kosovës dhe për të lehtësuar procesin e Integrimit në BE.

Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se Beogradi po pengon arritjen e objektivave kryesore të marrëveshjes.

E, zyrtarët në Beograd thonë se pala serbe i ka përmbushur të gjitha obligimet. Ndërsa Prishtinës i mbetet të përmbushë 6 nga 15 pikat e marrëveshjes, ku njëra prej të parave është krijimi i bashkësisë së komunave serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat