Komisioni vlerëson dëme të mëdha në shtëpinë monumentale të Xhafer Deves

Lajme

Komisioni vlerëson dëme të mëdha në shtëpinë monumentale të Xhafer Deves

Më: 31 mars 2015 Në ora: 17:39

Komuna ka themeluar një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në shtëpinë e Xhefer Devës, të cilën të shtunën në mesditë e kaploi zjarri.
Komisioni i përbërë nga zyrtarë të urbanizimit, infrastrukturës dhe inspekcionit, ka dal sot në vendin e ngjarjes për të vlerësuar dëmet me ç’rast ka konstatuar se ajo çka është më e rëndësishmja, objekti fatmirësisht është stabil.
Komisioni ka konstatuar se si rezultat i zjarrit, objektit i është djegur komplet kulmi, ndërsa janë të dëmtuara konstruksionet nga druri, dyert, dritaret, suvatimi i brendshëm, muret ndarëse në përgjithësi, si dhe instalimet e ujësjellësit, kanalizimit dhe instalimi elektrik.
Sa i përket stabilitetit të objektit, komisioni ka konstatuar se objekti fatmirësisht është i qëndrueshëm dhe nuk i është rrezikuar stabiliteti, sepse muret e jashtme kanë qenë njëherë edhe mure mbajtëse që nuk kanë pësuar dëmtime.
Megjithatë, sipas komisionit, nevojitet intervenim i menjëhershëm në renovimin e objektit, sepse përndryshe të reshurat e mundshme do të mund ta dëmtojnë objektin deri në shkatërrimin e tij.
Duke pas për bazë këtë, komisioni ka propozuar intervenim të menjëhershëm në mbrojtjen e këtij objekti të trashëgimisë.
Gjatë vlerësimeve që janë bërë nga ana e komisionit, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj dhe drejtues të Stacionit Jugor të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat