Ja si u rrëzua aeroplani në alpet franceze (Video)

Lajme

Ja si u rrëzua aeroplani në alpet franceze (Video)

Më: 31 mars 2015 Në ora: 09:55

Televizioni amerikan NBC ka publikuar animimin detajues 3D të fluturimit të avionit të Germanwings, i cili javën e shkuar u rrëzua me 150 persona në bord në Alpet franceze.

Avion Airbus A320 nga Barcelona fluturoi në orën 10, e për 27 minuta arriti lartësinë 11 mijë metra.

Katër minuta më pas ka filluar të ulet, çdo minutë duke humbur mbi 600 metra lartësi, ndërsa në orën 10 e 40 e humbi kontaktin me komandën fluturuese dhe u ndesh me bjeshkën, transmeton Koha.net.

Rrëzimin e bëri me qëllim kopiloti Andreas Lubitz.

Shikojeni si duket ky rrëzim i animuar në 3D.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat