A mund ta besoni se kjo është Nënë Tereza? Foto e saj kur ishte fëmijë

Lajme

A mund ta besoni se kjo është Nënë Tereza? Foto e saj kur ishte fëmijë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 18:05

Një fytyrë fëmijërore, engjëllore, rrezatuese dhe me buzëqeshje perfekte. Kjo foto që është shëmbëlltyrë e elegancës klasike mendohet se është shkrepur në vitin 1919, por mund të jetë bërë edhe më parë.
Dhe për shkak të kësaj fotoje ky portal ka hapur lojën shpërblyese me pyetjen: Doni t’i fitoni 100 euro (mbi 300 bukë) shume lehtë: Qëllojani kush është kjo gocë në foto?
Nënë Tereza në këtë foto mendohet se është rreth 8 vjeçe. Nënë Tereza siç dihet është nobelistja e parë shqiptare për angazhimin dhe përkushtimin e saj paqësor dhe humanitar me njerëzit e varfër në Kalkutë të Indisë.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Ajo është shqiptare e lindur në Shkup, të Shqipërisë të pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e FYROM-it. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tri: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:
“Shkup 12. 09. 28, E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e dëshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta”, Gonxhja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat