Maskat, vrasin rojën e sigurimit në vendin e punës

Lajme

Maskat, vrasin rojën e sigurimit në vendin e punës

Nga: Diana Bunjaku Më: 30 mars 2015 Në ora: 17:12

Kelmendi: Duhet të spastrohet drejtësia, sepse këta prokurorë dhe ky sistem i drejtësisë është i kalbur dhe i mykur!

N. Ramadani 44 vjeçar nga Prishtina, është viktima e dytë gjatë këtij viti e plaçkitësve të maskuar, që vritet në orar të punës, duke e kryer punën e tij me nder.

Ashtu siç vdiq edhe një punëtorë në pompën e benzinës, në fillim të këtij viti, nga rrethi i Deçanit, deri sa po kryente punën e tij. Të njëjtin fat e pati edhe Ramadani, i cili kishte luftuar deri në fund të jetës me maskat, vetëm e vetëm që të mos i lejonte vrasësit hajdutë, që t’ia merrnin kasafortën me para-pronën të cilën po e ruante ai.
Tre personat të maskuar kanë vrarë N. Ramadani, (44) i cili punonte si rojë e sigurimit në qendrën tregtare “Albi Mall” në mesnatën e së hënës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat