Lista serbe pritet të kthehet në Kuvend

Lajme

Lista serbe pritet të kthehet në Kuvend

Më: 28 mars 2015 Në ora: 22:03

​Kryeministri Isa Mustafa, beson se strukturat paralele serbe që operojnë në komunat e veriut të vendit do të shuhen.

Mustafa ka thënë se ky proces, sipas tij, pritet të ndodhë pas marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel, me palën serbe.

Shefi i Qeverisë e ka pranuar se zbatimi i marrëveshjeve nuk është i lehtë, por se, ai është optimist se Mbrojtja Civile është në rrugë për t’u shuar.

Pas shuarjes, pjesëtarët e kësaj strukture, sipas tij, do të integrohen në strukturat e vendit.

Mustafa ka shprehur bindjen se Lista Serbe do të kthehet shpejt në Qeveri.
Një paralajmërim të njëjtë e ka dhënë një ditë më herët edhe Aleksandër Jabllanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat