Enisi 14 vjeçar ka shumë ëndrra: Të blejë kifle në shkollë dhe të ketë një banjë në shtëpi (Video)

Lajme

Enisi 14 vjeçar ka shumë ëndrra: Të blejë kifle në shkollë dhe të ketë një banjë në shtëpi (Video)

Më: 28 mars 2015 Në ora: 18:44

Shoqata Humanitare "Jetimat e Ballkanit" ka vazhduar edhe këtë të premte misionin e saj për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

Kësaj radhe ata janë ndaluar në fshatin Hereq, në Komunën e Gjakovës. Familja jeton në kushte tepër të vështira ekonomike, për shkak se asnjëri nga ta nuk është i punësuar.

Albani 23 vjeçar, dhe Enisi 14 vjeçar, tregojnë për jetën e rëndë të cilën e bën familja e tyre.

Babai i tyre shumë rrallë punon, ndërsa nëna është me të meta psikike, gjëra të cilat e vështirësojnë edhe më tepër jetën e tyre.

Ata bëjnë thirrje, tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që t'ju dalin në ndihmë.

Enisi 14 vjeçar, tregon se dëshira e tij është që në shtëpinë e tij “të ketë një banjë”, dhe të ketë mundësi që “të blejë kifle në shkollë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat