Dacic: Çka më tha polici shqiptar në Kosovë

Lajme

Dacic: Çka më tha polici shqiptar në Kosovë

Më: 28 mars 2015 Në ora: 08:28

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka treguar për përshtypjet e tij gjatë vizitës së fundit në Prishtinë, për herë të parë pas luftës së vitit 1999.

Daçiq ka thënë për gazetën serbe “Blic” se Prishtina mjaftë ka ndryshuar për 16 vjetë, “përmendore të reja, emra të ri”.

Ka thënë se kanë qëndruar në hotelin që është pronë e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, që, siç thotë ai, edhe më tutje e ka quajtur “Bozhur”.

Ai ka thënë se përshtypja më e fortë e tij ndërlidhet me një polic shqiptar të Kosovës.

Polici më ka thënë: “Këta nga perëndimi janë fajtorë që ne jemi grindur. Të gjithë këtë na kanë shkaktuar ata”, ka thënë Daçiq.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë po ashtu ka lavdëruar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për mikpritjen që ia kanë bërë atij dhe ministres së Transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat