Haziri: E mirëkuptojë gjendjen e mjerueshme të PDK-së

Lajme

Haziri: E mirëkuptojë gjendjen e mjerueshme të PDK-së

Më: 26 mars 2015 Në ora: 22:13

Lutfi Haziri nuk po tregohet i brengosur me akuzat e këshilltarëve të PDK-së të bërë sot në një konferencë shtypi. Më vjen keq për nivelin e tyre dhe kjo vërtet është për keqardhje kur partia që ka humbur pushtetin duke harxhuar nga 160 mijë euro në muaj në pjata e mish dhe duke abuzuar me paranë publike, këta keqpërdorues nuk kishin pasur rast me fol në emër të partisë, andaj krejt çka kam me thanën është përgjigja ime se i mirëkuptojë këta të PDK-së për pozitën në të cilën ndodhen tha Haziri.
Lutfi Haziri ka dhënë një përgjigje të shkurtër për akuzat e PDK-së që i bënë sot në një konferencë për media.

Haziri për rajonipress tha se i vije keq për nivelin e tyre dhe nga ata që e kanë humbur pushtetin për shkak të abuzimeve, keqpërdorimeve dhe pjatave me mish prej 160 mijë eurove në muaj. “Është vërtet për keqardhje sepse në një parti normale keqpërdoruesit dhe abuzuesit nuk kishin pasur rast me fol në emër të partisë, por duke pasur parasysh gjendjen e PDK-së, e mirëkuptoj” tha shkurt Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat