Krasniqi: Nuk më ka pëlqyer politika e Ibrahim Rugovës

Lajme

Krasniqi: Nuk më ka pëlqyer politika e Ibrahim Rugovës

Më: 6 mars 2015 Në ora: 23:42

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në emisioni “Komiteti” në RTK, tha se nuk i ka pëlqyer politika e presidentit, Ibrahim Rugovës, por s’ka pas kundër atij asgjë.

“Nuk kam pas kundër askujt e as Rugovës, por politika që po ndiqej,e dija që nuk ishte frytëdhënëse”, tha is-kryeparlamentari.

“Unë kam qenë njeriu nga themeluesit e PDK-së. As kryetari e as një nga antaret e kryesisë, nuk kanë qenë më të angazhuar se unë. Mund të them se të gjitha dokumentet e rëndësishme të PDK-së, kanë kaluar në për duart e mia”, tha Krasniqi, tu shtu se nuk bëri ‘zhurmë” të madhe për largimin nga kjo parti, pas ndryshoj demokracia brenda saj.

Krasniqi vlerëson se asnjë lider në vendon tonë nuk ka pse të krenohet, pasi që sipas tij, situata e vendit 15 vite pas luftës, e mohon këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat