Sejdi Hoxha qon në kolaps Postën, nuk ka para për paga

Lajme

Sejdi Hoxha qon në kolaps Postën, nuk ka para për paga

Më: 6 mars 2015 Në ora: 09:35

Nga një ndërmarrje profitabile, Posta e Kosovës është duke u përballur me shumë vështirësi pasi që kjo kompani nuk po arrin të realizoj të hyra të mjaftueshme. Si pasojë e kësaj në vend që të ketë rritje të pagave, kryeshefi ekzekutiv i Postës Sejdi Hoxha, pagat për muajin mars, punonjësve iu ka ekzekutuar me 15 për qind ulje. Ky vendim i kryeshefit është marrë pa pëlqim dhe koordinim të bordit të Postës.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i bordit të Postës Halit Isufi, i cili përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it, se ekzekutimi i pagave në atë mënyrë nuk është dashur të ndodh por ai e ka arsyetuar vendimin e kryeshefit duke thënë se ka pasur arsye sepse Posta është duke u përballur me mungesë të mjeteve.

“ Jo nuk është marr me vendim në bord, vendimi nuk është bërë në koordinim të bordit. Po në kushte normale duhet të vendos bordi”, ka thënë Isufi, përmes telefonit.

KosovaPress ka tentuar të kontaktoj edhe me kryeshefin e Postës, Sejdi Hoxha , për të marrë një prononcim lidhur me këtë çështje, mirëpo ka qenë e pa mundur kontakti me të.

Ndryshe, në Postën e Kosovë, e cila është e ndarë nga Telekomi dhe Vala janë të punësuar mbi 1 mijë punëtor./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat