Kryetari i Ranillugut si Jabllanoviqi, fyen gjakovarët

Lajme

Kryetari i Ranillugut si Jabllanoviqi, fyen gjakovarët

Më: 5 mars 2015 Në ora: 16:40

Sikurse bashkëpartiaku i tij, Aleksandar Jabllanoviq, edhe kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq ka fyer gjakovarët. Mikiq i ka quajtur “egërsira” ata që hedhën gur në drejtim të autobusit me qytetarë serbë të cilët ishin nisur të vizitojnë kishën ortodokse në Gjakovës.

“Unë mendoj që nuk ka dhënë deklaratë të papërshtatshme, atë deklaratë që ai (Jabllaniviqi) e ka dhënë, unë mund ta përsëris fjalë për fjalë dhe askush nuk mund të më dëshmojë se ka thënë diçka gabim.

Çka është ai që gjuan me gur në autobus, nëse nuk është egërsirë”, edhe tash do ta them se “po, ata që kanë gjuajtur autobusin me gur janë egërsira”, tha Mikiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat