Pse rrezikohet votimi i FAK-ut dhe Gjykatës Speciale, sipas KDI-së?

Lajme

Pse rrezikohet votimi i FAK-ut dhe Gjykatës Speciale, sipas KDI-së?

Më: 5 mars 2015 Në ora: 12:35

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se Kuvendi i Kosovës do të hasë në vështirësi sa i përket miratimit të ligjit për formimin e Gjykatës Speciale dhe atë të formimit të Forcës së Armatosur të Kosovës.

Sipas KDI-së, bojkotimi i Listës Serbe paraqet një problem sa i përket miratimit të këtyre ligjeve.

Driton Selmanaj, drejtor ekzekutiv në KDI, ka thënë se partneret e koalicionit, por edhe paritë opozitare duhet që të zhvillojnë një debat të mirëfilltë, për këtë situatë.

“E kaluara na ka treguar që këto janë tema jo shumë lehtë të kalueshme. Për këtë duhet një debat i mirëfillte dhe serioz mes partnerëve të koalicionit, sepse ata kanë një shumicë të kualifikuar, por jo një shumicë të thjeshtë”.

“Vështirësi mund të ketë, por përgjigjja e kësaj do duhej të ishte nga një debat dhe dialog i brendshëm mes partive politike të koalicionit, por edhe me partitë opozitare. Mendoj që është koha që për tema të tilla të tregomë përgjegjësi institucionale, që në këto tema të ketë më së paku politike, por të ketë interes nacional”, ka thënë Selmanaj, gjatë një konference për media, ku kanë folur për punën e Kuvendit të Kosovës gjatë 3 muajve të fundit.

Jetmir Bakija, në hapje të konferencës tha se Kuvendi i Kosovës në përjashtim të Projketligjit për Buxhet nuk miratuar asnjë ligj tjetër. Janë bërë gati tre muaj që Kuvendi i Kosovës është konstituar dhe KDI ka vërejtur një dinamikë jashtëzakonisht të ulët të punës së Kuvendit. KDI vazhdimisht ka paralajmëruar se Kuvendin e Kosovës e presin shumë punë pasi që ka qenë i bllokuar për gati gjashtë muaj të ngërqit politik. Andaj, KDI shprehet e befasuar pse këtë javë Kuvendi i Kosovë nuk ka thirrur seancë plenare që do të adresonte nevojat e Kosovës dhe qytetarëve të saj, shtoi më tej z. Bakija.

Bakija më pas tha se barra më e madhe për mos procedimin e projekt ligjeve që tashmë janë hartuar i bjen Qeverisë, mirëpo Kuvendi dhe Kryesia e saj do duhej të ishte insistuese ndaj qeverisë që të sjell legjislacionin e paraparë për këtë vit. Më tutje, Kuvendi i Kosovës nuk ka filluar monitorimin e zbatimit të asnjë ligji.

Bakija ngriti edhe qështjen e mos dërgimit në Kuvend të Programit të Qeverisë. Ai tha se qeveria ka paralajmëruar dërgimin e Programit Qeveritar 2015-2018 tek Kuvendit, pasi që e ka aprovuar në mbledhjen e Qeverisë para më shumë se një jave, por ende nuk e ka procedura në Kuvend. Në këtë rast, KDI beson që Kuvendi duhet të kërkojë nga Qeveria që ta procedojë sa më shpejt këtë Program për shqyrtim në Kuvend, tha në fund Bakija.

Nga ana tjetër Driton Selmanaj përmendi edhe sfidat tjera që po ballafaqohet Kuvendi në raportet me agjencitë e pavarura dhe kontrollin parlamentar të qeverisë. Ndër sfidat me të cilën po ballafaqohen Agjencitë e Pavarura dhe Ndërmarrjet Publike është mungesa e anëtarëve në organet udhëheqëse të tyre. Kjo situatë është krijuar si rezultat i neglizhencës së Qeverisë së Kosovës që të propozojë anëtarët sipas kompetencave ligjore dhe kushtetuese si dhe mungesës së presionit nga Kuvendi që qeveria t’i bëj propozimet e tilla. Mos kompletimi i organeve udhëheqëse ka ndikuar që të ketë mungesë kuorumi për marrjen e vendimeve, gjë që i ka vënë pothuajse jashtë funksionit këto institucione, tha Selmanaj.

Në kontekstin e kontrolli të dobët parlamentar përmes pyetjeve parlamentare, Selmanaj tha se instrumenti i kontrollit parlamentar përmes pyetjeve parlamentare asesi nuk po arrinë qëllimin dhe efektin e tyre. Kultura e papërgjegjësisë politike të kabinetetit qeveritar ndaj Kuvendit të Kosovës po përsëritet edhe në legjislaturën e V-të të Kuvendit të Kosovës. Shembull i tillë është seanca e 26 shkurtit 2015 ku nga 38 pyetje parlamentare të deputetëve vetë 9 prej tyre morën përgjigje. Kjo qasje e papërgjegjshme e ekzekutivit pengon ushtrimin e kompetencave kushtetuese që ka Kuvendi i Kosovës dhe cënon mandatin përfaqësues të deputetëve, shtoi më pas Selmanaj.

Në fund të paraqitjes së tij Selmanaj shprehu vlerësimet e KDI-së edhe në raport me mungesën e deputetevë të listës serbe në Kuvend.
Që nga data 3 shkurt kur u shakarkua nga posti i minsitrit, shefi i listës serbe Aleksandër Jabllanoviç, deputetët e kësaj liste kanë bojkotuar të gjitha punimet e Kuvendi të Kosovës. KDI kërkon nga partnerët e koalcionit qeverisës që të zhvillojnë debat me përfaqësuesit e kësaj liste në mënyrë që deputetët e kësaj liste ti kthehen Kuvendit dhe mos të paraqesin probleme eventuale në miratimin e akteve që kërkojnë edhe votën e shumicës së dyfishtë, tha në fund Selmanaj.

Në fund të koferencës përfaqësuesit e KDI-së prezentuan rekomandimet e këtij instituti:
- Kuvendi ti bëjë presion Qeverisë që të sjell sa më parë projektligjet e parapara për këtë muaj;
- Të organizojë çdo javë së paku një seancë plenare për ta realizuar programin legjislativ, ta rrit rolin mbikëqyrës si dhe të adresojë shqetësimet e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës,
- Të kërkoj sa më parë procedimin e Programit Qeveritar dhe të lëjë kohë të mjaftueshme për dikustim dhe shprehje të zërave alternativë;
- Komisionparlamentare të fillojë përgatitjet për mbikqyrje të ligjeve më të rëndësishme në fushëveprimatrinë e tyre;
- Komisionet parlamentare të sigurohen që do të japin kohë të mjaftueshme shqyrtimit të projektligjeve të paraparë për këtë vit dhe të sigurohen që do të nxjerrin ligje cilësore dhe të zbatueshme në praktikë;
- Kuvendi të shfrytëzoj gjithë mandatin kushtetues në plotësimin e bordeve të Agjencive të Pavarura dhe Ndërmarrjeve Publike, në mënyrë që ato të jenë funksionale në zbatim të obligimeve ligjore;
- Qeveria dhe Kuvendi duhet të ndërmarrin veprime në depolitizimin e organeve drejtuese të Agjencive Pavarura dhe Ndërmarrjeve Publike
- Kabineti qeveritar duhet të jetë i gatshëm që të ofrojë përgjigje të gjitha pyetjeve parlamentare të deputetëve;
- Ekzekutivi i vendit duhet ti përgjigjet obligimeve kushtetuese që ka në raport me Kuvendin e Kosovës;
- Partnerët e koalcionit qeverisës (PDK-LDK ) duhet që të zhvillojnë debat me përfaqësuesit e listës serbe në mënyrë që deputetët e kësaj liste ti kthehen Kuvendit dhe mos të paraqesin probleme eventuale në miratimin e akteve shumë të rëndësishme që kërkojnë edhe votën e shumicës së dyfishtë. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat