Devolli Corporation: Panot nuk janë vendosur nga ne

Lajme

Devolli Corporation: Panot nuk janë vendosur nga ne

Më: 3 mars 2015 Në ora: 11:04

Bordi Menaxhues i Devolli Corporation përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar të hulumtojë rastin e panove në qytetin e Pejës dhe Gjakovës, ku është përdorur llogo e kompanisë pa autorizim dhe me përmbajtje të papërshtatshme.
Devolli Corporation në kumtesën për media thekson se këto veprime nuk janë në linjë me politikat afariste dhe nuk pasqyrojnë qëndrimin e kompanisë së tyre.

“Dje, më 02.03.2015 në ambientet e fabrikës M&Sillosi u mbajt Konferenca zyrtare për Media e thirrur nga kompania jonë. Gjatë kohës sa mbahej ky takim, në Pejë dhe Gjakovë janë vendosur disa pano pa dijeninë dhe autorizimin e Bordit Menaxhues të Devolli Corporation. Devolli Corporation distancohet nga veprimet e tilla dhe inkurajon fjalën e lirë nga kushdo, pavarësisht a është në pajtim me qëndrimet tona”, thuhet në komunikatën e kësaj korporate.

Devolli Corporation thekson se do të mbesin të përkushtuar ndaj punës dhe do të ndjekin vetëm normat etike dhe procedurat gjyqësore nëse vlerësojnë se ndonjë veprim i padrejtë bëhet kundër interesave të kompanisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat