Serbia, me numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë

Lajme

Serbia, me numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë

Më: 1 mars 2015 Në ora: 14:04

Grupi më i madh i azilkërkuesve të Ballkanit Perëndimor në vendet e BE-së janë qytetarë të Serbisë.

Kështu thotë, sipas medieve në Tiranë, një raport i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Sipas këtij raporti, serbët përbëjnë 42% të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve, të ndjekur nga shtetasit e Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Pothuajse tri të katërtat e të gjithë azilkërkuesve shkojnë në Gjermani, pavarësisht se nuk kanë shanse për azil, shprehet komisioni.

Raporti tregon se numri i azilkërkuesve është rritur vazhdimisht që kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë vënë në listën e Shengenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat