Po të kisha mundësi do ta shqyeja Hungarinë nga harta e botës

Lajme

Po të kisha mundësi do ta shqyeja Hungarinë nga harta e botës

Nga: Diana Bunjaku Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 17:24

B. K. 28 vjeç automekanik nga Prishtina në kushte gjysmëanonime ka treguar për “Bota sot” se ai së bashku me dy shokët e tij, ishte nisur për në Hungari si gjithë të rinjtë e tjerë, pa menduar për pasojat dhe rreziqet që iu ishin kanosur atyre.

Dy mijë euro ‘rrush e kumbulla’

Ai ka treguar se kishte shpenzuar afër 2 mijë euro vetëm e vetëm që të dilte në Austri së bashku me shokët e tij.
Ne shkuam shumë mirë deri në Hungari, dhe prej atje me tren u nisëm për në Austri. Mirëpo, në tren hyri policia dhe siç duket na njohu që ishim refugjatë, dhe na arrestoi. Dy shokët e mi, i dërguan diku tjetër kurse mua më kthyen në Hungari. Fillimisht mendova se po më dërgonin në kamp, por pastaj kuptova se ky farë “tripi” nuk kishte të bëj fare me kampin, por me burgun.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat