Veç sonte drejt Serbisë nisen dhjetë autobusë

Lajme

Veç sonte drejt Serbisë nisen dhjetë autobusë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 20:23

Zyrtarë të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë kanë treguar për mediat në vend se sot ka shkuar në autobus për Beograd me qytetarë të Kosovës, ndërsa, më vonë sonte, nisen edhe nëntë të tjerë.
“Gjithsejtë, sot nisen për Beograd dhjetë autobusë”, ka treguar zyrtari i Stacionit të autobusëve në Prishtinë.

Ndryshe, për çdo ditë, së paku nga pesë autobusë po nisen në drejtim të Serbisë, e pastaj udhëtarët po dalin në Hungari. Pas Hungarisë, qytetarët e Kosovës po dalin nëpër vende tjera të BE’së për të kërkuar azil. Qeveria e Kosovës ende s’ka bërë asgjë për të parandaluar ikjen e qytetarëve.

Ministria e Integrimeve Europiane pati paralajmëruar themelimin e një Task Force për parandalimin e migrimeve por ende s’ka pasur asgjë në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat