Zvicra e gatshme ta ndihmojë FSK-në

Lajme

Zvicra e gatshme ta ndihmojë FSK-në

Më: 30 janar 2015 Në ora: 18:08

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli priti sot ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.

Me këtë rast ministri Demolli, e ka falënderuar ambasadoren Lang si dhe ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e madhe që populli dhe shteti i Zvicrës po japin për Kosovën në shumë fusha.

Ministri Haki Demolli po ashtu e njoftoi ambasadoren me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, me procedurat për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që ka MFSK me Ekipet Këshilluese të NATO-s që veprojnë në kuadër të ministrisë, me NATO-n dhe shtetet e rajonit.

Ambasadorja Lang ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Zvicrës për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me Kosovën dhe në këtë kuadër edhe me FSK-në aty ku gjenden fushat me interes të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat