Meta pret Hysenin, theksojnë rëndësinë e sigurisë në rajon

Lajme

Meta pret Hysenin, theksojnë rëndësinë e sigurisë në rajon

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:02

Kryetari i Kuvendit, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me zonën Schengen.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë takimit që zhvilloi sot në Kuvendin e Shqipërisë me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, shprehu mbështetjen e Shqipërisë për forcimin institucional dhe demokratik të Kosovës, si një nevojshmëri për mirëqenien e qytetarëve dhe si një domosdoshmëri për rajonin.

Ata gjatë bisedës së tyre u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit mes dy ministrive të Brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së sigurisë rajonale dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Kryetari i Kuvendit, Meta, shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me zonën Schengen dhe theksoi se Shqipëria dhe Kosova, si dhe të gjitha vendet e rajonit tonë, duhet të eliminojnë barrierat që pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat