Protestuesit sillen zvarrë në gjykatë, 150 veta para drejtësisë

Lajme

Protestuesit sillen zvarrë në gjykatë, 150 veta para drejtësisë

Nga: Diana Bunjaku Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:53

Protestuesit të cilët ishin arrestuar nga Policia e Kosovës, në protestën e 27 Janarit për shkak të dhunës së përdorur ndaj tyre, dhe hapësirave publike, të enjten janë sjell nën masat e rrepta të PK-së, për në Gjykatën Themelore. Sherif Shadiu, dhe gruaja e tij Nazifja, nga Gjilani, nuk dinë ende se ku po mbahet në paraburgim djali i tyre 18 vjeçar, Kastrioti, i cili njëherësh është edhe student në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.

Të martën ditën e protestës së organizuar nga partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, në ora 11:00 Kastrioti kishte pasur provim, dhe prindërit e tij nuk mund të besojnë dot se ai mund të ketë qenë pjesë e protestës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat