Tahiri: Bashkohu edhe ti, ta mbrojmë të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen

Lajme

Tahiri: Bashkohu edhe ti, ta mbrojmë të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen

Nga: P.Rudi Më: 24 janar 2015 Në ora: 09:56

Përmes në postimi në Facebook, anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë thirrje sot në protestë të bashkohen për ta mbrojtur të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen e qëndrueshme.

Lexoni postimin e tij:

Sot, në Prishtinë në orën 14:00, para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, do të nis protesta gjithëpopullore.

Kjo protestë ka karakter gjithëpopullor si për nga koncepti dhe porositë politike poashtu edhe për nga shtrirja territoriale. Realisht, subjektet politike opozitare dhe një numër organizata dhe shoqata për herë të parë pas luftës në Kosovë bëhen bashkë për të dërguar mesazh të qartë politik dhe kombëtar!

Bashkohu edhe ti, ta mbrojmë të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen e qëndrueshme.

Protesto!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat