Edhe Gjilani proteston kundër Jabllanoviqit

Lajme

Edhe Gjilani proteston kundër Jabllanoviqit

Më: 23 janar 2015 Në ora: 07:24

(E plotesuar) Një numër qytetarësh dhe organizatash të ndryshme janë duke protestuar në Gjilan kundër deklaratave të ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandar Jabllanoviq dhe tendencave të Serbisë ndaj “Trepçës”.

Marshit protestues i janë bashkuar Kuvendi i Studentëve të Universitetit Publik të Gjilanit, Organizata e Veteranëve të Luftës në Gjilan, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, Lidhja e Historianëve.

Në të po marrin pjesë edhe dega e Lëvizjes “Vetëvendosje” nëë Gjilan, tifozët e klubeve gjilanase “Intelektualët” e “Skifterat”, Këshilli i Nxënësve dhe disa organizata joqeveritare.

Organizatorët kanë thënë se nuk do të lejojnë që Jabllanoviq të ofendojë nënat të cilat edhe sot e kësaj dite nuk i kanë gjetur bijtë e tyre të zhdukur gjatë luftës.

Jabllanoviq më 6 janar i quajti “egërsira” protestuesit që në Gjakovë nuk lejuan pelegrinët serbë të kryejnë ritet fetare bnë kishën ortodokse të këtij qyteti.

Katër ditë më parë Jabllanoviq u kërkoi falje atyre që kanë mundur të ndihen të fyer nga deklaratat e tij.

Por kjo nuk mjaftoi që protestat të ndalen.

Sot është duke u protestuar edhe në Suharekë, ndërsa për nesër është paralajmëruar protestë në Prishtinë.
Gjilani marshon kundër Jabllanoviqit dhe mbrojtjes së Trepçës

Edhe Gjilani do t’i bashkohet sot marsheve të fundit që po organizohen kundër deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviq, dhe mbrojtjes së ndërmarrjes Trepça.
Kështu bëhet me dije edhe përmes një emaili për media që ka dërguar dega e Lëvizjes Vetëvendosjes në Gjilan, e cila shkruan se do ta përkrah protestën e kësaj të premte.

Në njoftim thuhet se ky marsh protestues nis në ora 13:00, nga Universiteti “Kadri Zeka”.

“Ky marsh organizohet nga studentët e Universitetit Publik ‘Kadri Zeka’ dhe organizatat e dala nga lufta, dhe përkrahet nga Qendra e Vetëvendosjes në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat