Rruga drejt Ferrit: 18 vjet rob i drogës (Video)

Lajme

Rruga drejt Ferrit: 18 vjet rob i drogës (Video)

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 23:27

Rrëfimi i A.B. nga Peja është vërtetë tronditës. Ai ishte rob i pluhurit të bardh për plot 18 vite. Ishte shoqëria ajo që kur ky ishte 17 vjeç, i kishte premtuar atij punë në një nga vendet evropiane. Por, me të arritur atje, gjithçka shkoi ndryshe për të.
A.B. ra në duart e një grupi kriminal që thotë se e detyruan të bënte gjëra edhe më të këqija se marrja e drogës.
Ai tash është 40 vjeç, ndërsa droga ia largoi njerëzit më të shtrenjtë të jetës. Thotë se ka tre vite që është shëruar e se nuk është i varur më nga pluhuri i mardhë.
Ai tashmë ka një punë në institucionin “Labyrinth”, fal se cilës mbijeton. Kthimi në jetën normale atij ia ka kthyer edhe ëndrrat.
Numri i personave të varur nga lëndët narkotike ka arritur shifra alarmante, duke e tejkaluar shifrën prej pesëmijë. Drejtor i Ambulancës Specialistike-Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj, thotë se përdorimi i heroinës ka rënë, porse është rritur numri i përdoruesve të lëndëve tjera narkotike, sidomos të marihuanës.
Blakaj thotë se mosha në të cilën të rinjtë përdorin këto lëndë fillon nga 12 vjeçare dhe se ky numër vazhdimisht po rritet.
Drejtoria Kundër trafikimit të lëndëve narkotike këtë vit ka arritur të hap hetime dhe të arrestojë një numër më të madh të personave të dyshuar për kultivim, për posedim dhe për trafikim të lëndëve narkotike.
Drejtori i Drejtorisë Kundër Drogave, Bahri Shala, thotë se Kosova vazhdon të mbetet vend transit i substancave narkotike. Sipas tij, këtë vit janë arrestuar 514 të dyshuar, nga 323 sa ishin në vitin 2013 .
Numri i operacioneve policore për shkatërrimin e grupeve kriminale, krahasuar me vitin e kaluar, ka shënuar rritje nga 65 (2013) në 353 (2014), ndërsa janë shkatërruar 17 grupe kriminale. Shumica e të arrestuarve janë shqiptar. /Rrokum/


RRUGA DREJT FERRIT von RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat