Qosja në vitin 1981 përkrahu masat kundër studentëve demonstrues shqiptarë

Lajme

Qosja në vitin 1981 përkrahu masat kundër studentëve demonstrues shqiptarë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 18:41

Rapsodi dhe poeti Agim Gashi, që jeton jashtë Kosove, ka postuar në profilin e tij në Facebook një citat nga gazeta Rilindja e 8 prillit 1981. Ky citat ka të bëjë me telegramin e drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës, Rexhep Qosja, përkitazi me demonstratat atij viti.

“I dënojmë demonstratat armiqësore në Prishtinë dhe në disa qytete të Krahinës dhe i përkrahim masat e ndërmarra në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve të tjera në fuqi për sanimin e gjendjes së krijuar dhe për ruajtjen e vëllazërimit të kombeve e të kombësive, si frytin më të çmueshëm të revolucionit tonë socialistë….”. (Arkivi i Kosovës, Fondi : Gazeta “Rilindja”, 8 prill 1981, f.3).

Agim Gashi më 1986 është burgosur nga sistemi jugosllav. Në grupin e të burgosurve politikë më këtë rast ka qenë edhe Fadil Lepaja. Gashi atëherë dënohet me 2.5 vjet burg. Pas lirimit do të dënohet sërish nga regjimi serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat