Meta: Nevojitet ndërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë

Lajme

Meta: Nevojitet ndërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:50

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës dy ditorë në Kosovë, vizitoi disa biznese në Kosovë ku u njoh më nga afër me aktivitetin tyre dhe bisedoi për shtrirjen edhe në Shqipëri.

Gjatë vizitës në fabrikën e miellit “Universal Food” në Fushë Kosovë, Meta u takua me pronarin e kompanisë, Ibrahim Aksoy, me të cilin bisedoi për zgjerimin e aktivitetit tregtar të prodhimit të miellit në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se midis dy vendeve nevojitet ndërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë në mënyrë që kostot e prodhimit të këtyre produkteve të ulen si për shtetin e Kosovës, ashtu edhe për tregun e Shqipërisë, i cili do të mund të importonte më shumë mallra nga Kosova.

Ndersa nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, theksoi nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve në mënyrë që të arrihet përballimi i kërkesës për produktet shqiptare.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kryetari i Kuvendit, vizitoi dhe Kantinën e verës “Stone Castel” në Rahovec të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit uroi pronarin e kantinës “Stone Castel”, Hysen Geci, për investimin e bërë dhe theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në mënyrë që produktet e kësaj kantine të eksportohen edhe më shumë tregun shqiptar. Meta tha se prodhimi i fabrikës duhet të vendoset në kapacitet të plotë në mënyrë që të ulet edhe kostoja e prodhimit. Kryetari i Kuvendit vizitoi vendin e prodhimit të verës si edhe të fermentimit të saj.

Po keshtu, Kryetari i Kuvendit zhvilloi një vizitë edhe në ambientet e reja të televizionit “Klan Kosova” ku u takua me drejtorin e përgjithshëm Baton Haxhiu.
Godina e re e “Klan Kosovës” ishte vendosur në ish-fabrikën e armotizatorëve në Prishtinë dhe ishte ndërtuar tërësisht me materiale të ricikluara.
Meta e përgëzoi zotin Haxhiu për investimin e bërë duke theksuar se të tilla ide për të përdorur materiale të ricikluara duhet të vihen në zbatim edhe në Shqipëri pasi ulin koston e investimit si edhe krijojnë ambiente moderne me standarde bashkëkohore.
Kosto totale e investimit ishte 1.2 milion euro dhe 300 mijë euro të tjera ishin në projekt për tu investuar në ambiente të reja. Krahas kësaj, një pjesë e godinës ishte ndërtuar me tullat e shtëpive të djegura gjatë luftës së Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat