Kërkojmë proces për hapje të tenderit Termocentralin “ Kosova e Re”

Lajme

Kërkojmë proces për hapje të tenderit Termocentralin “ Kosova e Re”

Nga: Diana Bunjaku Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 13:16

KOSID, në një konferencë të mbajtur për media, kërkon nga Komitetit Drejtues i Projektit (KDP) TC” Kosova e Re”, që të anulojë procesin e tenderit për këtë projekt dhe të mos vazhdohet më tutje më, me shkeljen e ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë e tyre, erdhi pas postimit në rrjetin social facebook, kur ish kryeministri i Kosovës, dhe tani Ministri i MPJ-së Hashim Thaqi, lajmëroi përmes faqes së tij, në të cilën shkruante : “ Se ky do të jetë vendimi më serioz i cili krijon zhvillm ekonomik dhe vende të reja të punës”.
Sipas koordinatorëve të kësaj organizate është shumë shqetësuese intervenimi i politikës në këtë projekt, ende pa u marr vendimin përfundimtar nga Komitetit Drejtues i Projektit (KDP)
Visar Ademi, koordinator në Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID-it), tha se qëllimi i tyre është që të kontestojnë procesin e hapjes së tenderit për Termocentralin “ Kosova e Re”.
“ Ne kundërshtojmë procesin e hapjes së tenderit për Termocentralin Kosova e Re, me vetëm një ofertues duke u bazuar në nenin 32.4 të Ligjit të Prokurimit Publik, sipas të cilit , “ nëse gjatë zbatimit të procedurave të prokurimit , pranohen më pak se 2 tender të përgjegjshëm. Sepse kur janë të zbatueshme, atëherë kërkesa për pjesëmarrje , autoriteti kontraktues duhet të anulojë aktivitetin e prokurimit,” tha Ademi.
Sipas tij, ky projekt u përcoll me procedura jo transparente dhe u shpenzuan shumë të pajustifikueshme parash për asistencë teknike. Për më tepër i tërë ky proces rreth një projekti me impakt të madh financiar dhe mjedisor është duke ndodhur në fundvit dhe në një periudhë të tranzicionit institucional.
“ Qeveria e Kosovës, gjithashtu është duke ndjekur standarde të dyfishta me rastin e hapjes së ofertave për privatizimin e ndërmarrjeve publike. Përderisa me hapjen e ofertave për Post Telekomin e Kosovës , vitin e kaluar , Qeveria kishte ftuar mediet dhe akterë tjerë të interesuar që të marrin pjesë në hapjen e ofertave , me rastin e Projektit “ Kosova e Re”, hapje kjo e ofertave e cila u mbajt në fshehtësi të plotë,” tha Ademi.
Në anën tjetër, Agron Demi drejtor ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara në GAP, tha se Projekti “ Kosova e Re”, nuk është i vetmi i cili shkel standardet e privatizimit dhe investimeve në Kosovë.
“ Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e projektit , ndikimin mjedisor dhe shëndetësor , projekti “ Kosova e Re”, nuk guxon të trajtohet si projektet e gjertanishme. Nëse nuk respektohen standardet procedurale dhe ka një mori shkeljesh ligjor deri në dhënien e tenderit, atëherë si mund të presim respektim të standardëve të ndërtimit dhe operimit nga kompania eventuale fituese,” tha Demi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat