Minoritetet përcaktojnë fatin e Thaçit

Lajme

Minoritetet përcaktojnë fatin e Thaçit

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 07:56

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk do ta ketë shumë të lehtë që t’i bindë deputetët e koalicionit qeverisës që ta votojnë atë për president. Pakënaqësitë e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së rreth koalicionit qeverisës kanë bërë që numri i deputetëve në grupet parlamentare të këtyre dy partive të tkurret, shkruan gazeta Tribuna.

Kësisoj vota e deputetëve të minoriteteve do të ishte përcaktuese nëse Hashim Thaçi do të ulej në karrigen e të parit të shtetit.

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se koalicioni PDK-LDK qysh në seancat e para të Kuvendit ka dëshmuar se ka probleme të brendshme, sidomos në sigurimin e votave. Sipas tyre nëse ky trend vazhdon as Hashim Thaçi nuk do ta kishte të sigurt se do të merrte vota të mjaftueshme për president nga deputetët shqiptarë të partive në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat