Jablanoviq:Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive

Lajme

Jablanoviq:Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 23:14

Lideri i listës “Srpska" Aleksandar Jablanoviq ka paralajmëruar se brenda disa muajsh do të formohet Associacioni serb i Komunave dhe se ai do të ketë kompetenca ekzekutive.

Pritet që ASK të ketë buxhet të posaçëm dhe do të funksionojë me “rregulla dhe ligje të tjera nga to që zbatohen në pjesë të tjera të Kosovës”, transmetojnë mediat serbe.

Jablanoviq nuk ka dashur të shpalosë detale se çfarë do të jetë ky Asociacion dhe as nuk ka treguar kompetencat e tij, por ka thënë se ai (ASK) është kërkuar nga të huajt se duhet krijuar sa më parë.

"Formimi i Asociacionit është në interes të të gjitha palëve. Kjo është edhe kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe del nga Marrëveshja e Brukselit të cilën e kanë nënshkruar edhe politikanët shqiptarë", ka thënë Jablanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat