Vendi i varrezave të familjes Berisha, treg i drunjve

Lajme

Vendi i varrezave të familjes Berisha, treg i drunjve

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 22:07

Në vendin ku janë të varrosur viktimat e familjes Berisha nga Suhareka, tani qëndrojnë kamionët e ngarkuar me drunj.

Familjarët kanë theksuar se janë ankuar në komunë për këtë rast, mirëpo sipas komunës kjo nuk mund të ketë zgjidhje tani për tani.

Shitësit të cilët kanë dashur që të mbesin anonim, kanë theksuar se nga puna që bëjnë këtu sigurojnë të ardhurat për familjen, transmeton Klan K.
Madje ata kanë thënë se zor mundë të pranojnë një zgjidhje në qoftë se nuk do të vendoseshin diku në qendër.
Vendi ishte ndarë në mars të këtij viti me qëllim që të varroseshin 49 të vrarët e masakrës së vitit 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat